Një kontingjent i FSK dislokohet në Britaninë e Madhe

Kontigjenti i FSK-së

Dreni Himbeqa
19.01.2024 13:02
Loading Icons...

Një kontingjent i ushtarakëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës është dislokuar në Britaninë e Madhe për të mbështetur operacionin INTERFLEX, operacion ky ushtarak shumëkombësh i udhëhequr nga Britania për të trajnuar dhe mbështetur Forcat e Armatosura të Ukrainës.

Dislokimin në fjalë e ka njoftuar Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë.

Sipas Ambasadës, Ministria e Mbrojtjes dhe FSK-ja kanë ofruar gatishmëri për angazhimin e instruktorëve për të ndihmuar procesin stërvitor të Ushtrisë Ukrainase në kuadër të këtij operacioni.

“Kosova ka mbështetur dhe demonstruar solidaritet me Ukrainën dhe popullin ukrainas që nga fillimi i luftës. Operacioni INTERFLEX zhvillohet në Mbretërinë e Bashkuar dhe ka për qëllim stërvitjen e trupave të ushtrisë ukrainase”.

Të fundit

Aktuale