Sport

Një kombësi, tre kombëtare futbolli


Shaban Zenku është një emër jo fort i njohur në futbollin shqiptar, e aq më pak në atë evropian. Megjithatë, ditët e fundit ai është në qendër të vëmendjes. Por, çfarë ka ndodhur?

Mesfushori i avancuar i skuadrës U-19 te Borussia Monchengladbach edhe pse 18-vjeçar, ka arritur të aktivizohet me tre kombëtare të ndryshme.

Zenku u lind në vitin 2004 në Kërçovën e Maqedonisë së Veriun nga prindër shqiptar. Teksa talenti i tij ra në sy, federata e Kosovës nxitoi ta bënte pjesë të saj.

Ai u grumbullua fillimisht me Kombëtaren U-18 të Kosovës. Por, vetëm pak kohë më pas kaloi te U-18 e Shqipërisë. Ndërsa, së fundmi pranoi ftesën e Kombëtares U-19 të Maqedonisë së Veriut.

Megjithatë, debutimin ka arritur ta bëjë vetëm me Maqedoninë e Veriut. Madje ai shënoi një nga tre golat në fitoren 3-2 ndaj Qipros U-19.

Një rast i ngjashëm si Zenku është dhe ai i legjendës së Real Madrid, Alfredo di Stefano.

Dy herë fituesi i Topit të Artë e nisi duke përfaqësuar Argjentinën në Kupën e Botës 1947. Më pas luajti për Kolumbinë, por në ndeshje jo-zyrtare. Dhe me Spanjën, nga viti 1957 deri në fund të karrierës së tij në 1961.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore