Vende

‘Ringjallja’ e turizmit në Evropë, ishulli italian i Ischia-s mund të fitojë shumë


Banorët e ishullit të vogël italian të Ischia-s shpresojnë që shtrirja prej 19 miljesh e ujit të detit që i ndan ata nga pjesa kontinentale do të ndihmojë në shpëtimin e ekonomisë së tyre nga një sezon tjetër turistik i dështuar këtë verë.

Ata janë duke pritur me padurim një ngarkesë vaksinash, të premtuar nga një dekret i nënshkruar javën e kaluar, që do të krijojë imunitet të tufave midis 70 mijë banorëve të ishullit. Pasi të gjithë të jenë vaksinuar, ata mund ta deklarojnë ishullin një zonë të liruar nga Covid-19, duke ndihmuar në sigurimin e një fluksi vizitorësh të pasur nga e gjithë Evropa Veriore dhe SHBA-të.

“Një anglez telefonoi dje për të pyetur për mbajtjen e një martese në vendpushimin tonë këtë verë, por dukej shumë e vështirë për t’u organizuar pasi shumë prej të ftuarve supozohej të vinin nga e gjithë bota”, tha Giovan Giuseppe Mattera, 58 vjeç, pronari i vendpushimit dhe restorantit plazh Lido Ricciulillo në qytetin kryesor të ishullit.

“Tani që e di se vaksinat po vijnë, mendoj se do ta kontakoj përsëri në telefon”.

Ishujt, të cilët mund të mbyllen lehtësisht nga përhapja e Covid-19, mendohet të përftojnë më së shumti nga turizmi evropian këtë verë. Një shembull tjetër ky, se si pandemia ka tronditur ekonominë globale, duke nxjerrë në pah fitues dhe humbës të rinj.

Greqia, me ekonominë e saj të varur nga turizmi, është shumë përpara të tjerëve. Tashmë kanë inokuluar shumicën e banorëve në qindra ishuj të saj.

Në Itali, ku pjesa më e madhe e të ardhurave nga turizmi zakonisht vijnë nga kontinentet, ata që nuk mund të mbështeten te deti për të mbrojtur bizneset e tyre nga virusi, nuk po dorëzohen pa luftuar.

Inokulimi masiv në disa dhjetëra ishuj bregdetarë të banuar të vendit janë vonuar deri më tani nga protestat e guvernatorëve rajonalë, të cilët argumentojnë se askush nuk duhet të marrë trajtim përparësor.

Banorët e ishujve kundërshtojnë se masa është një hap i domosdoshëm për Italinë për të qëndruar konkurruese ndërsa vendet garojnë për një pjesë më të vogël të vizitorëve.

Përshtatur nga Bloomberg për Albanian Post

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore