Lajme

Një i vdekur dhe tetë raste të reja me COVID-19 në Kosovë


Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë, ka raportuar tetë persona të infektuar nga COVID-19 dhe një të vdekur.

Numri i të infektuarve vjen nga dy mijë e 112 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.

Sipas IKSHP-së, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar gjithsejtë nëntë persona.

Numri total i rasteve i të shëruarve është mbi 105 mijë ndërsa nga fillimi i pandemisë numri i rasteve të vdekjes është mbi dy mijë persona.

Numri i rasteve aktive është 174.

Ndërsa një ditë më parë në Kosovë ka vdekur një person nga Coronavirusi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore