Kosova

Një i vdekur dhe rreth 400 të infektuar me COVID-19 në Kosovë


Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë, ka raportuar një të vdekur nga COVID-19 dhe 398 persona të infektuar.

Numri i të infektuarve vjen nga 2 mijë e 996 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.

Sipas IKSHP-së në 24 orët e fundit janë shëruar 228 pacientë, duke e çuar në 58 mijë e 169 numrin e përgjithshëm të të shëruarve.

Me më së shumti raste pozitive mbetet komuna e Prishtinës, gjithsejtë 141  të infektuar derisa në komunat tjera numri i të infektuarve është më i vogël.

Rasti i vdekjes është nga komuna: Drenas 1 rast (39 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive në Kosovë është 66 mijë e 380 ku 6 mijë e 639 mbesin raste aktive.

Ndërsa një ditë më parë kanë humbur jetën edhe tre persona nga Coronavirusi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore