Kosova

Një i vdekur dhe gjashtë raste të reja me COVID-19 në Kosovë


Ilustrim.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka raportuar gjashtë persona të infektuar nga COVID-19 dhe një të vdekur.

Numri i të infektuarve vjen nga një mijë e 575 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar gjithsejtë tetë persona.

Raste aktive me COVID-19, janë gjithsejtë 327.

Numri i të vaksinuarve brenda 24 orëve të fundit është gjithsejtë dy mijë e 802.

Numri i të vaksinuarve me vetëm dozën e parë të vaksinës anti-COVID është gjithsejtë 851 mijë e 75 ndërsa numri i të vaksinuarve me të dy dozat është gjithsejtë 758 mijë e 250.

Ndërsa, një ditë më parë, më 23 nëntor, në Kosovë asnjë person nuk e ka humbur jetën nga Coronavirusi.

Të dhënat e ministrisë së Shëndetësisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore