Euro 2020

Një holandez mban drejtësinë në “Wembley”


UEFA ka vendosur t’i besojë drejtësinë në finalen e Euro 2020, holandezit, Bjorn Kuipers. Finalja do të mbahet më 11 korrik në Londër dhe përballë do të jenë Italia me Anglinë.

48-vjeçari arbitron në Eredivise që nga viti 2005, ndërsa që nga viti 2006 ka marrë stemën e FIFA dhe arbitron në të gjitha kompeticionet e FIFA dhe UEFA.

Në Euro 2020, Kuipers-i ka arbitruar tre ndeshje: Danimark – Belgjikë, Sllovaki – Spanjë dhe Çeki – Danimark. Në total, ka vendosur 10-të kartona të verdhë, në Euro 2020.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore