Sport

Një gol për tre pikët, Milan-i e nis me fitore


Milan-i e nis me fitore sezonin e ri të Serie A-së.

Kuqezinjtë ishin mysafirë të Sampdoria-s në një transfertë hapëse shumë të vështirë.

Sa e vështirë ishte, e tregoi edhe rezultati i ndeshjes.

Milan-i shënoi vetëm një herë, gol ky që ishte i mjaftueshëm për tre pikët.

Goli erdhi nga këmbët e të huazurit nga Real Madrid-i, fantazistit spanjoll Brahim Diaz.

Diaz shfrytëzoi shumë mirë një pasim nga Calabria, duke dërguar kuqezinjtë në epërsi.

Deri në fund, Sampdoria ishte më e rrezikshme, por porta e Milan-it mbeti e paprekur, me kuqezinjtë që siguruan tre pikë për nisjen e mbarë.

Milan është e teta në tabelë, e fundit në listën e skuadrave që shënuan fitore.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore