Sport

Një favor nga Politano për Inter-in


Kush më mirë se një futbollist i dërguar në huazim nga Inter për t’i bërë favor zikaltërve.

Ndeshja e javës në “San Siro” përfundoi mirë për Gattuso-n, që e dënoi ashpër skuadrën ku shpenzoi shumicën e karrierës si futbollist.

Një Milan pa shpirt dhe grintë kampioni, një Milan që dominohet në një ndeshje vendimtare për sezonin.

Napoli, në anën tjetër, e kujdesshme në mbrojtje dhe e mirë sa duhet në sulm.

Pas një pjese të parë pa gola, u nevojitën katër në pjesën e dytë për ta parë atë.

Futbollisti i huazuar nga Inter, Matteo Politano, shënoi golin e parë dhe të vetëm të ndeshjes.

Favor më të mirë se ky ekipit ëmë nuk mund t’i bënte italiani, që i ndihmoi Inter-it të shkoj nëntë pikë mbi Milan-in.

Kuqezinjtë në anën tjetër rrezikojnë edhe vendin e dytë, duke qenë vetëm një pikë më lartë se Juventus me një ndeshje më shumë të zhvilluar.

Tabela pas javës së 27-të në Serie A është kjo:

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore