Film

Një e qeshur më pak, shuhet aktori i humorit Arben Shaka


Në orët e mbrëmjes të 23 janarit është ndarë nga jeta në moshën 70-vjeçare aktori i njohur i humorit, Arben Shaka.

Deri më tani nuk dihet ende arsyeja e vdekjes së aktorit.

Vlen të theksohet se Shaka e ka filluar karrierën artistike në vitin 1966, ku interpreton në rolin e shoferit në pantomimën “Shoferi dhe Pasagjeri”.

Ishte 16 vjeç dhe u befasua krejtësisht për suksesin absolut të kësaj pantomime dhe kryesisht në suksesin që arriti në rolin e shoferit.

Në moshën 17-vjecare , nis karrierën profesioniste në skenën e teatrit të Estradës së Tiranës.

Arben Shaka ka patur një fat që e ka ndjekur gjatë 30-viteve të karrierës së tij.

Pjesëmarrja në filma ishte shkas i daljes në skenë me sukses dhe as qe e mendonte që do ta merrnin kaq shpejt për të xhiruar në ndonjë film.

Prirjet e artistit Shaka ishin kryesisht për pantomimën aktoriale dhe kupletet muzikore.

Arben Shaka u bë i suksesshëm edhe në Cirkun dhe Estradën e Tiranës.

Në shtator të vitit 1998 ashtu si shumë shqiptarë edhe ai largohet së bashku me familjen për të emigruar në Greqi.

Pas aktrimit, pasioni i Shakës ishte piktura dhe më pas fotografia.

Filmi “Cirku në fshat” (1977), ku luante Arben Shaka në rolin e Agronit, ishte suksesi kryesor i karrierës së tij artistike.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore