Shqipëria

Një dozë e vaksinës Pfizer, mjafton për të krijuar mbrojtje nga Covid-19


Sipas dy studimeve të botuara në revistën mjekësore “The Lancet” në Britani, një dozë e vetme e vaksinës Pfizer është e mjaftueshme për të siguruar një mbrojtje të fortë nga koronavirusi.

Studimet dhanë prova të forta, ndaj vaksinës. Vetëm një dozë është e mjaftueshme, kundër Covid-19 pasi është vërtetuar që njerëzit kanë krijuar antitrupa në organizmin e tyre.

Një nga studimet e kryera në universitetin “College London”, përshkroi përfitimet e kësaj strategjie.

“Kjo mund të përshpejtojë përhapjen e vaksinave. Dhe kjo nga ana tjetër mund të parandalojë mutacione të reja të rrezikshme. Mbulimi më i gjerë pa cenuar imunitetin e shkaktuar nga vaksinat mund të ndihmojë në zvogëlimin e shfaqjes së variantit”, thanë studiuesit për “The Lancet”.

Javët e fundit disa studime mbi këtë temë u postusn në internet, por nuk u botuan në revista shkencore, duke nxitur në këtë mënyrë diskutime mbi strategjitë për vaksinimin e njerëzve që ishin të sëmurë.

Edhe në këto studime, një dozë ishte e mjaftueshme për të amplifikuar antitrupat e njerëzve nga një infeksion i hershëm.

Disa studiues në Shtetet e Bashkuara po përpiqen të bindin qendrat për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve që të rekomandojnë dhënien e vetëm një doze vaksine, për njerëzit që janë rikuperuar nga Covid-19. Studimet nga Britania duket se do të ushtrojnë presion mbi zyrtarët shëndetësorë, për të konsideruar të njëjtën qasje.

Nga një eksperiment që u krye te punonjësit e shëndetësisë, të cilët kanë qene të infektuar, u vërtetua se një dozë e vaksinës ishte e mjaftueshme për të krijuar antitrupa. Pfizer rriti nivelet e antitrupave më shumë se 140 herë krahasuar me kohën kur ata ishin të infektuar.

Kjo duket se u jep atyre mbrojtje më të mirë kundër koronavirusit sesa dy doza të vaksinës, në njerëzit që nuk ishin infektuar kurrë, shkruajnë studiuesit për “ New York Times”.

 

 

 

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore