Lajme

Një divizion i ri “Azov” u krijua në Kharkiv


Një nëndarje e re e Regjimentit “Azov” u krijua në Kharkiv.

Lajmi u bë i ditur nga mediat ukrainase duke cituar komandantin e njësisë së zbulimit Kraken, Konstantin Nemichev.

“Sot, në Kharkiv është formuar zyrtarisht një nënndarje e MTR ‘Azov’ Kharkiv. Kjo është një tjetër nga njësitë tona luftarake që do të veprojnë në rajonin e Kharkiv-it dhe do të çlirojnë tokën tonë nga pushtuesit”, shkruan ushtaraku në Telegram.

Sipas Nemichev-it, Anatoli Sidorenko është emëruar komandant i njësisë së re.

Më 17 maj, Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës njoftoi fillimin e një operacioni për të shpëtuar mbrojtësit e Mariupol-it të bllokuar në territorin e uzinës Azovstal.

Agjencia Reuters, duke cituar dëshmitarë, raportoi se të paktën 7 autobusë me mbrojtës ukrainas të Mariupol-it u larguan nga Azovstal.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore