Kosova

Një delegacion i lartë i NATO-s të enjten në Kosovë


Të enjten e 7 korrikut, një delegacion i lartë i Këshillit të NATO-s do të jetë për vizitë në Kosovë.

Kështu është bërë e ditur përmes një cicërime në rrjetin social ‘Twitter’, të zëdhënëses së NATO-s, Oana Lungescu.

Ndërsa është thënë se delegacioni do të udhëhiqet nga zëvendëssekretari i përgjithshëm, Mircea Geoana.

“Të enjten e 7 korrikut, një delegacion i lartë i Këshillit të NATO-s do ta vizitojë Kosovën, ka bërë të ditur në një njoftim për media NATO-ja. Zëvendëssekretari i përgjithshëm, Mircea Geoana, do të jetë udhëheqës i delegacionit”, shkruan Lungescu.

NATO ka një prezencë të forcave paqeruajtëse, KFOR, në Kosovë që nga përfundimi i luftës në vitin 1999.

Mirëpo, janë katër shtete anëtare të NATO-s të cilat nuk e kanë njohur Kosovën si të pavarur – Spanja, Rumania, Sllovakia dhe Greqia.

Për sa kohë këto vende nuk e bëjnë një gjë të tillë, nuk do të jetë e mundur që Kosova të anëtarësohet në NATO ose të futet në një marrëveshje për të bashkëpunuar me aleancën përmes programit të saj të Partneritetit për Paqe.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore