Lajme

Një australian gjen një copë ari me vlerë 250 mijë dollarë në Victoria


Një burrë ka zbuluar një copëz me vlerë thuajse 250 mijë dollarë në fushat e arit të Victoria-s në Australi.

Ai e gjeti shkëmbin prej 4.6 kilogram ar duke përdorur një detektor metali amator në trekëndëshin e artë”të Victoria-s midis Bendigo, Ballarat dhe St Arnaud.

Kur kërkuesi e çoi gjetjen e tij në dyqanin e kërkimeve të Darren Kamp në Geelong, Lucky Strike Gold, Kamp e vlerësoi shkëmbin në tërësinë e tij në 240 mijë dollarë.

Kjo pasi çmimet e sotme të arit janë afër niveleve rekord globale.

“Kam 43 vjet që kërkoj. Dhe unë nuk kam parë një ekzemplar në këtë sasi ari në 43 vitet e mia të kërkimit”, ka thënë Kamp.

“Ndoshta në vitet 1850 janë gjetur disa, por në termat e sotëm është shumë e rrallë”, ka shtuar.

Një pjesë e fatit “të pabesueshëm” të kërkuesit, sipas Kamp, është se ai e bëri gjetjen me një makinë prej 1 mijë e 200 dollarësh në skajin më të ulët të gamës së çmimeve për detektorët.

Dhe se nëse copëza do të kishte qenë më e thellë se 12 centimetra në tokën ku u gjet, vetëm një makinë më e shtrenjtë mund ta kishte marrë atë.

Kamp bleu copëzën nga kërkuesi dhe e quajti “Lucky Strike”. Dhe një test me multimetër konfirmoi se ari ishte i ndërlidhur në të gjithë shkëmbin.

Studimi Gjeologjik i Victoria-s ka parashikuar se mund të ketë sasi të konsiderueshme ari të pazbuluar nëpër fushat e arit qendror dhe verior, krahasuar me atë që është nxjerrë nga zona.

Sakaq, “Lucky Strike” nuk është pjesa më e madhe e gjetur në Australi – ky nder i takon “Të huajit të mirëpritur” të gjetur pranë Moliagul, Victoria, në vitin 1869.

Marrë nga “The Guardian”, përshtatur për “Albanian Post”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore