Shqipëria

Një anëtar i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë i vrarë nga djali i tij shtatë vjeçar


Efektivi i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH), me iniciale R.B, u vra aksidentalisht nga djali i tij i mitur me armën e shërbimit. Ngjarja ka ndodhur në një lokal në rrugën “Shyqyri Brari” në Tiranë, pranë Kopshtit Zoologjik.
Mësohet se polici ka qenë duke luajtur bilardo me një shokun e tij, kur i biri shtatë vjeçar ka marrë armën e shërbimit, e cila ka qenë në çantën e efektivit dhe ka qëlluar aksidentalisht mbi të.
Efektivi është dërguar menjëherë në spital, por plaga e marrë ka qenë vdekjeprurëse dhe nuk ka mundur t’i mbijetojë.
Policia njoftoi se Grupi Hetimor dhe Shërbimet e Policisë kanë qenë menjëherë në vendngjarje dhe se po vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore