Shqipëria

Një adoleshent në Izrael plagos me thikë dy polic


Njё 16-vjeçar në Izarel plagosi me thikё dy oficerё policie, nё qytetin e vjetёr tё Jerusalem-it.

Lajmin e bënë të ditur autoritetet izraelite duke njoftuar se i dyshuari u qëllua për vdekje në vendngjarje.

Sipas raportimeve të mediave palestineze adoleshenti u identifikua me emrin Omar Ibrahim Abu Asab.

Forcat e policisë izraelite njoftuan se e lokalizuan atё pasi hynë në lagjen Isawiyah të Jeruzalemit Lindor, ku ai banonte.

“Sulmi ndodhi pranë një intitucioni arsimor hebre-yeshiva- të themeluar nga organizata Ateret Cohanim”, tha policia.

Pamje nga vendngjarja, ku dy policiët u plagosën me thikë nga 16-vjeçari, qyteti i Vjetër i Jerusalemit, 17 nëntor 2021

Shërbimit mjekësor i urgjencës së Izraelit, identifikoi oficerët e plagosur të Policisë Kufitare, si një grua 19-vjeçare dhe një burrë 20-vjeçar.

Ai rikonfirmoi gjithashtu se, oficerët u goditën me thikë në rrugën Hagai në qytetin e vjetër të Jerusalem-it.

“Të dy u dërguan në Spitalin Universitar Hadassah, Scopus në Jerusalem, jashtë rrezikut për jetën”, tha ai.

Muajin e kaluar, në Qytetin e Vjetër forcat palestineze të sigurisë dhe ato izraelite u pёrleshёn disa herё me njëra-tjetrën, me dhunën më të rëndë të rregjistruar në muajin maj.

Në një natë tjetër përplasjesh në mes të tetorit, 22 palestinezë u arrestuan dhe të paktën 20 u plagosën lehtë.

Gjithashtu muajin e kaluar, prokurorët izraelitë paditën një izraelit për vrasje.

Ai akuzohet për vrasjen e një polici dhe plagosjen e një tjetri gjatë një operacioni për kapjen e punëtorëve palestinezë të paautorizuar në qytetin Nahariya.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore