Lajme

‘Niveli i ri’ i bashkëpunimit mes Kinës dhe Rusisë


G7-a sapo i ka dërguar paralajmërime Rusisë dhe Kinës.

Këtë duke mirëpritur Volodymyr Zelensky-n në samitin e Hiroshimës dhe duke dënuar strategjinë e presidentit kinez Xi Jinping për shtrëngimin ekonomik dhe ambicien për të kapur Tajvanin.

Përgjigja vjen nga Pekini, ku kryeministri rus Mikhail Mishustin zbarkoi me një batalion prej 1 mijë e 200 biznesmenësh në tërheqje në kërkim të biznesit për t’i shpëtuar sanksioneve perëndimore.

Menjëherë, diplomacia kino-ruse krijoi një slogan të ri, pas atij për bashkëpunim pa kufi të lëshuar nga Xi dhe Vladimir Putin vitin e kaluar në prag të pushtimit të Ukrainës.

“Marrëdhëniet midis Rusisë dhe Kinës janë në një nivel të paprecedentë”, ka thënë Mishustin.

Ndërkohë, kryeministri rus mund të jetë i kënaqur me malin e mallrave dhe produkteve që lëvizin përgjatë aksit Moskë-Pekin.

Sipas tij, deri në fund të vitit 2023, tregtia do të arrijë në 200 miliardë dollarë.

Transaksionet midis dy vendeve deri më tani zhvillohen kryesisht në juan kinez, duke rritur fuqinë negociuese të Xi-së mbi Putin-in.

Kina është partneri tregtar numër një i Rusisë.

Doganat e Pekinit raportuan një rritje prej 153 për qind nga viti në vit në eksportet në Moskë në prill.

Kurse në këmbim, importet ruse të naftës dhe gazit u rritën me 40 për qind.

Por në Pekin, ata e dinë mirë se tregtia me “miqtë rusë” vlen pak a shumë një të dhjetën e asaj me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian, të cilët Xi i akuzon se duan të rrethojnë dhe frenojnë ngritjen e Kinës.

Sakaq, G7 i kërkoi me forcë Xi-së të ushtronte presion mbi Putin-in për t’i dhënë fund agresionit kundër Ukrainës.

I dërguari kinez Li Hui është takuar me Zelensky-n në Kiev dhe tani po përgatitet të shkojë në Moskë, ku pritet të premten.

Në këtë pikë Putin-i po luan një lojë për mbijetesën e sistemit të tij të pushtetit.

Xi Jinping ka shumë opsione të tjera strategjike.

Marrë nga “Corriere della Sera”, përshtatur për “Albanian Post”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore