Auto

Nissan Navara 2020, më shumë siguri


Nissan Navara 2020 vjen me disa ndryshime teknologjike që shtojnë sigurinë gjatë udhëtimit.

Nissan shprehet se “të mbash vëmendjen te sistemet e automjetit, në mjedisin përreth dhe në trajtimin e situatave të papritura” janë elementët kryesorë ku është përqëndruar paketa teknologjike në ndihmë të shoferit të automjetit.

Sistemi i informacionit dhe argëtimit ka ndryshuar gjithashtu. Ekrani me prekje 8.0 inç mundëson lidhjen me telefonin dhe nuk është i vështirë për t’u përdorur.

“Navara përmban një mori teknologjish të përshtatshme që do t’ju çojnë atje ku doni me shtypjen e thjeshtë të një butoni”, dallon Nissan.

Motori mbetet po i njëjti me Navara-t e mëparshme, 2.3 litërsh me naftë me 187 kuaj fuqi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore