Auto

Nissan-i ul prodhimin në Japoni


Kompania japoneze e automjeteve, Nissan Motor Co, gjatë muajit të ardhshëm do të ulë prodhimin në disa fabrika në Japoni.

Agjencia e lajmeve, Reuters, tregon se kjo lëvizje e ndërmarrë nga Nissan-i vjen për shkak të një mungese kritike të gjysmëpërçuesve.

Sipas disa burimeve anonime të siguruara nga agjencia, kompania që mban vendin e tretë në Japoni, do të vazhdojë punën në fabrikën e saj në Kyushu, në Japoninë e Jugut, për tetë ditë. Nga data 10 deri në 19 të muajit maj.

Kjo fabrikë, e cila mbledh makinat e versionit Serena dhe SUV-të X-Trail, do të shërbejë për të kompensuar prodhimin e humbur deri në momentin që do të kthehet furnizimi me gjysmëpërçues.

Ndërkohë, dy impiante të tjera të mbledhjes së brendshme, impianti Oppama dhe një fabrikë e quajtur Shatai në Kyushu, do të anulojnë ndërrimin e natës për 15 ditë midis datës 10 dhe 18 të muajit maj.

Por, edhe një fabrikë e katërt do të jetë në punë, ajo e Tochigi-t në Japoninë Lindore. Fabrika do të punojë për 10 ditë, të cilat nuk kanë qenë të planifikuara më parë për muajin tjetër.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore