Nisin kërkimet intensive në Parkun e Shebenikut, për gjetjen e turistit belg të zhdukur prej dy javësh

Prej 36 orësh po bëhen kërkimi intensive përgjatë gjithë vijës kufitare me Maqedoninë e Veriut.
SHFLETO
Vitjon Nina
27.09.2024 14:07
Loading Icons...

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, së bashku me grupe kërkim shpëtimi nga Federata Shqiptare e Alpinizmit dhe Turizmit Malor, kanë nisur kërkime intensive në zonën e Parkut Kombëtar të Shebenikut, për gjetjen e një turisti të zhdukur prej dy javësh.

Tina Joris, e bija e turistit belg 72-vjeçar Mark Joris, është bërë po ashtu pjesë e grupeve, për të gjetur të atin e saj, i cili humbi kontaktet në këtë zonë dy javë më parë.

Siç njoftohet, të premten u përcaktuan edhe shtigjet ku mendohet se mund të ketë kaluar turisti belg.

Ndërkohë prej 36 orësh po bëhen kërkimi intensive përgjatë gjithë vijës kufitare me Maqedoninë e Veriut.

Fatmir Brazhda, Drejtor i Administratës Rajonale të Zonave të Mbrojtura Elbasan  ka instruktuar stafin e tij për të gjurmuar dhe kontrolluar çdo shteg afër kufirimit me Maqedoninë e Veriut, që fillon në  Peshkopi, për të vijuar me Librazhdin deri në Pikën Kufitare të Qafë Thanës ku nga verifikimi në sistemin Tims nuk rezulton të ketë dalje për në shtetin fqinj të shtetasit belg Mark Joris, 72 vjeç.

Në oeracionin e kërkimit janë edhe efektivë të  Komisariatit të Policisë së Librazhdit janë mobilizuar disa grupe kontrolli  me dron përgjatë kufirit Shqipëri-Maqedoni e Veriut .