Bota

Nis vaksinimi për Covid 19 në Wuhan


Qyteti kinez i Wuhan-it, i cili raportoi rastet e para të Covid-19 vitin e kaluar, ka filluar vaksinimin për Covid-19.

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve njoftoi se personat e parë që do të vaksinohen janë grupet e riskuara nga sëmundja.

“Wuhani filloi përdorimin urgjent të vaksinave Covid-19 duke filluar nga 24 dhjetori në 48 klinika të caktuara në 15 rrethe në qytet, duke synuar disa grupe kryesore të njerëzve”, tha Ai Zhenyu, zëvendës drejtori i kësaj qëndre në Wuhan, gjatë një konference shtypi.

Kjo fushatë vaksinash do të përfshijë persona që janë midis 18 deri në 59 vjeç, të cilët do të duhet të marrin dy doza me një interval katër javor.

Nga 1 tetori deri më 27 dhjetor, Wuhan raportoi gjithsej 43 raste të infeksioneve të importuara Covid-19. Nga këto 10 raste të konfirmuara pozitive dhe 33 asimptomatike.

Sipas një studimi nga Qendra Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), shifra është gati 10 herë më e lartë se numri zyrtar i rasteve të konfirmuara.

Studimi përdori mostrat e gjakut të 34 mijë njerëzve për antitrupa të koronavirusit, në Wuhan dhe qytete të tjera në provincën Hubei, si dhe në Pekin, Shangai dhe provincat e Guangdong, Jiangsu, Sichuan dhe Liaoning për të vlerësuar nivelet e infeksionit Covid-19.

Vetë ekspertët janë shprehur që këto statistika nuk sjellin rezultate përfundimtare.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore