Shqipëria

Nis rivaksinimi masiv në Tiranë


Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, kanë vizituar qendrën e vaksinimit pranë sheshit “Skënderbej” në Tiranë, ku ka filluar rivaksinimi i gjysheve dhe gjyshërve.

Këta të fundit pritet të marrin dozën e dytë dhe përfundimtare të vaksinave anti-Covid. Ky proces do të çojë edhe në përmbylljen e vaksinimit për moshat mbi 70 vjeç.

Sipas ministres, janë mbi 410 mijë vaksinime të kryera deri tani. Mbi 425 mijë pritet të shkojnë sot, pasi vijon edhe procesi i marrjes së parë të dozës nga qytetarët mbi 60 vjeç dhe ata me sëmundje bashkëshoqëruese.

Më 28 mars ka nisur vaksinimi masiv në Shqipëri, pas ardhjes së 192 mijë vaksinave kineze nga Sinovac.

Katër vaksina, ndërkaq, janë pjesë e procesit. Ajo Pfizer, AstraZeneca, Sputnik V dhe Sinovac.

Më 27 mars mbërritën në Shqipëri mbi 8 mijë doza Pfizer. Ndërkaq, parti vaksinash mbërrijnë çdo javë për të vazhduar procesin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore