Kulturë

Nis rikonstruksioni në sallën e Koncerteve të Universitetit të Arteve


Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, njofton në median sociale, Facebook, se po  nis rikonstruksioni në sallën e Koncerteve të Universitetit të Arteve.

“Ditë të mbarë! Salla e Koncerteve e Universitetit të Arteve do të rifitojë dinjitetin e humbur për shkak të harresës dhe mungesës së investimeve”, shkruan ajo në facebook.

Më 24 shkurt të vitit të kaluar, Ministrja Margariti së bashku me specialistë nga Universiteti i Firenze-s, përfaqësues të Kooperacionit Italian, TAP, Universitetit të Arteve, Studios së Projektimit “Atelier 4” dhe Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, diskutuan për hartimin e projektit për rikonstruksionin e Sallës së Koncerteve të Universitetit të Arteve.

Duket se ky projekt është një nga punët në zhvillikm për 2021-shin.

#Punëtqëçojmëpërpara2021”, shkruan Margariti.

Në diskutimet e muajit shkurt, ministrja vlerësoi se ndërhyrja do të jetë e vështirë, me qëllim që t’i përgjigjet standardeve ndërkombëtare dhe kërkesave të artistëve. Ajo sugjeroi që të ruhet i paprekur projekti i Gherardo Bosio-s, si stoli e arkitekturës e viteve 30’-40’.

Bosio ishte një arkitekt, inxhinier dhe urbanist italian, i diplomuar në Inxhinieri në Romë në 1926 dhe më pas në Shkollën e Arkitekturës në Universitetin e Firences në 1931. Bosio qe i famshëm për punën e tij në planifikimin e qendrës së Tiranës gjatë periudhës fashiste.

Synohet që salla e koncerteve të jetë pjesë e Kampusit të ri Universitar dhe një pikë me rëndësi kulturore dhe arkitekturore./AlbanianPost.com

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore