Shqipëria

Nis në Durrës “Festivali Veror i Librit”


Shoqata e Botuesve Shqiptarë po organizon në qytetin e Durrësit “Festivalin Veror të Librit”, me mbështetjen e Bashkisë Durrës, Ministrisë së Kulturës, Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit dhe Ministrisë së Turizmit.

Aktiviteti do të mbahet deri më 21 gusht.

Ajo do të mbledhë bashkë shkrimtarë, përkthyes, botues, pedagogë, aktorë, muzikantë e personalitete të tjera.

Qëllimi i tyre është të gjallërojnë jetën kulturore të qytetit bregdetar dhe të nxisin dashurinë për librin te të rinjtë.

Panairi do të jetë i vendosur në shëtitoren Taulantia, ku do të mund të takohen shkrimtarë dhe do të gjenden librat më të mirë të botuar përgjatë vitit.

Stendat e shtëpive të ndryshme botuese do të qëndrojnë të hapura prej orës 19.00 deri në 23.00. dhe librat do të shiten me një zbritje të konsiderueshme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore