Lajme

Nio, sfidë me Tesla-n për ndërrimin e baterive


Nio, prodhuesi kinez i automjeteve elektrike, është i bindur se teknologjia e ndërrimit të baterisë do të luajë një rol kritikën në luftën ndaj rivalit të tij amerikan, Tesla, në tregun më të madh të makinave në botë.

Agjencia e lajmeve, Financial Times, tregon se kjo teknologji u lejon shoferëve të ndërrojnë në mënyrë të shpejtë baterinë e dobët me një tjetër të ngarkuar plotësisht nëpër stacionet e shërbimit të pajisura posaçërisht.

Kompania u listua në New York gjatë muajit prill duke bashkëpunuar me grupin shtetëror të naftës të quajtur Sinopec. Kjo si pjesë e planeve për të dyfishuar rrjetin e saj të stacioneve në të gjithë Kinën.

Gjithashtu Nio planifikon që gjatë këtij viti të hapë stacione të ndërrimit të baterive të makinave elektrike edhe në Norvegji si pjesë e zgjerimit të kompanisë nëpër Evropë.

“Shumë nga përdoruesit tanë na tregojnë se ndërrimi i baterisë është arsyeja që ata zgjodhën këtë makinë”, ka thënë nënkryetari i kompanisë për menaxhimin e energjisë, Shen Fei.

Ai ka shtuar se shumë prej shoferëve në qytetet kineze nuk kanë qasje në karikimin e automjeteve elektrike me bazë në shtëpi, prandaj dhe ndërrimi i baterisë është kthyer në një plan thelbësor të kompanisë për konkurrencën.

Lidhur me kompaninë, Nio është një nga prodhuesit kinez të automjeteve që përpiqen të sfidojnë pozicionin udhëheqës të Tesla-s në tregun e automjeteve elektrike në një nivel të lartë në vend.

Kjo vjen për shkak se Kina përfaqëson një nga tregjet më të mëdha të automjeteve me bateri dhe atyre hibride duke mbështetur industrinë e përqendruar në zhvillimin e infrastrukturës së karikimit në shtëpi dhe nëpër stacione të dedikuara.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore