Shqipëria

Nikolla pret Ambasadorin e Japonisë: Marrëdhëniet dhe bashkëpunimi midis dy vendeve në fokus


Pasditen e 4 tetorit, kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, është takuar me ambasadorin e Japonisë, Mitsuyuki Takada.

Në fokus të këtij takimi ishte bashkëpunimi ekonomik dhe investimet japoneze në Shqipëri.

Nikolla ka sjellë në vëmendje marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve, të cilat vitin që vjen mbushin një shekull.

Ndërkaq Ambasadori uroi Nikollan për marrjen e detyrës së re si Kryeparlamentare.

Ai shprehu gatishmërinë e Japonisë për të zgjeruar bashkëpunimin me Shqipërinë në të gjitha fushat. Po ashtu edhe zgjerimin e bashkëpunimit midis parlamenteve të dy vendeve.

Nga ana tjetër Nikolla ka i ka shprehur mirënjohjen për ndihmën e Japonisë për përballimin e pasojave të tërmetit të vitit 2019.

Përveç saj dhe për mbështetjen e procesit të vaksinimit.

Në përfundim ajo i bëri me dije Ambasadorit se, “bashkëpunimi shumë i mirë politik e parlamentar midis të dy vendeve tona, duhet të pasohet edhe nga bashkëpunimi ekonomik e tregtar”.

Që prej marrjes së detyrës së re, Nikolla ka mikpritur disa nga ambasadorët e huaj në Shqipëri. Gjatë kësaj dite atë e vizitoi Ambasadorja e Greqisë, Sophia Philippidou.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore