Sport

Niko Kovac shkarkohet nga Monaco


Niko Kovac është shkarkuar nga skuadra e Monaco-s pas 74 ndeshjeve në krye.

Ish-trajneri i Bayern Munich dhe kombëtares së Kroacisë, tashmë është një ‘ish’ edhe te skuadra nga principata.

Kovac, 50 vjeç, u emërua nga Monaco në korrik të vitit 2020, për të qenë zëvendësues i spanjollit Robert Moreno, që u shkarkua vetëm pas shtatë muajs në krye të klubit.

Monaco shkruan që Kovac është njoftuar për vendimin e tyre të enjten, derisa të dielën kjo është bërë zyrtare.

Drejtimin e skuadrës së Monaco-s do ta marrë Stephane Nando për ndeshjen e kupës përballë Quevilly-Rouen.

Nando do të qëndrojë përkohësisht në krye të klubit nga principata, derisa klubi të arrijë marrëveshjen me një trajner të ri.

Kovac, i cili fitoi ligën dhe kupën e Gjermanisë në sezonin 2018-19 me Bayern-in, e drejtoi Monaco-n 74 herë, dhe largohet nga skuadra në vendin e gjashtë, 17 pikë prapa PSG-së.

Philippe Clement i Clube Brugge konsiderohet si favoriti për t’u ulur në stolin e francezëve

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore