Nike shkëputë kontratën me Mason Greenwood

Ardit Lipa
07.02.2022 19:00
Loading Icons...

Mason Greenwood nuk do të sponsorisohet më nga kompania Nike pasi u arrestua dhe u lirua në arrest shtëpiak si i dyshuar për përdhunim.

Sulmuesi i Manchester United, në fundin e muajit që lamë pas, u arrestua si i dyshuar për përdhunim dhe sulm fizik ndaj ish-të dashurës së tij.

Pas arrestimit, 20-vjeçari ka humbur pothuajse të gjithë sponsorët, dhe poashtu edhe vendin e tij në skuadrën e Manchester United.

E fundit që ndërpreu kontratën me të, është pikërisht kompania më e rëndësishme e tij – Nike.

Gjiganti i veshjeve sportive ia ka komunikuar vendimin e tyre tabloidit gjigant anglez, The Athletic.

“Mason Greenwood nuk është më atlet i Nike-s”, komunikon një zyrtar i kompanisë.

Më parë ai u përjashtua edhe nga lojërat elektronike FIFA, eFootball dhe PES.

Futbollisti nuk është përgjigjur mbi akuzat e ngritura për të, duke shfrytëzuar të drejtën për të heshtur.

Të fundit

Aktuale