Lajme

Nigeri/Shell paditet për ndotje mjedisore


Gjykata Supreme e Mbretërisë së Bashkuar (MB) ka vendosur që komunitetet nigeriane të ndotura nga nafta mund të padisin kompaninë e naftës “Shell” në gjykatat angleze.

Vendimi është një fitore për komunitetet, pas një beteje pesëvjeçare. Ky vendim rrëzon vendimin e mëparshëm të Gjykatës së Apelit.

Komunitetet e Delta Niger me më shumë se 40 mijë njerëz thonë se dekada të ndotjes kanë ndikuar rëndë në jetën e tyre, shëndetin dhe mjedisin lokal.

Zëdhënës të Shell kishin argumentuar se ishte vetëm një kompani mbështetëse për një firmë e cila duhej gjykuar sipas ligjit nigerian. Ata e përshkruan vendimin ligjor si zhgënjyes.

Gjykata e Lartë, gjykata përfundimtare e apelit e MB për çështjet civile, vendosi që çështjet e sjella nga komuniteti Bille dhe populli Ogale i Ogoniland kundër Royal Dutch Shell ishin të vlefshme dhe mund të procedonin në gjykatat angleze.

Royal Dutch Shell nuk kontestoi tek shkaktimi i ndotjes, por argumentoi se nuk mund të ishte ligjërisht përgjegjëse për filialin e saj nigerian.

Në 2011, Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) arriti në përfundimin se do të duheshin 30 vjet për të pastruar sasitë e mëdha të ndotjes.

Vitin e kaluar, Gjykata e Apelit ra dakord me kompaninë, por Gjykata e Lartë tha të premten se vendimi ishte i gabuar.

Komunitetet, të përfaqësuara nga firma ligjore Leigh Day, argumentuan se Shell-i detyrohej të paguante përkujdesje për individët që kishin pësuar dëmtime serioze si rezultat i shëndetit sistematik, sigurisë dhe dështimeve mjedisore të një prej filialeve të saj jashtë shtetit.

Uji i pijshëm i mbuluar me naftë.

Komuniteti Ogale janë kryesisht peshkatarë ose fermerë të cilët mbështeten në rrugët ujore të Ogoniland.

Ndotja e ardhur nga tubacionet e ka bërë mjedisin e papërshtatshëm për peshkim dhe për të jetuar.

Dokumentet zyrtare të Shell tregojnë se ka pasur të paktën 40 derdhje të naftës nga tubacionet që nga viti 1989, thanë avokatët.

Shkencëtarët e OKB-së kanë gjetur një shtresë prej 8 centimetrash naftë të rafinuar që qëndron mbi ujin, prej të cilit furnizon puset e pijshëm të komunitetit. Uji tani është shumë i ndotur për të pirë njerëzit.

Pavarësisht premtimeve për të siguruar ujë të pastër, njerëzit shpesh duhet ose të marrin ujë në shishe ose të pinë nga burime të ndotura.

Korja e trashë e hirit dhe katranit të naftës që mbulon tokën, kanë shkaktuar zjarre. Mbjellja e bimësisë së re për të zëvendësuar të korrat ose bimët e djegura është pothuajse e pamundur.

Në një deklaratë një zyrtar i Shell-it tha se derdhjet në fjalë ndodhën në komunitete që ndikohen shumë nga vjedhja e naftës, rafinimi i paligjshëm i naftës dhe sabotimi i tubacioneve”.

Ai shprehu që, pavarësisht nga shkaqet e ndotjes, filiali i saj kishte punuar shumë për të pastruar dhe parandaluar derdhjet.

Problemet ligjore të Shell mbi naftën e Nigerisë

Rastet mjedisore

Në shkurt të vitit 2021, Gjykata e Lartë e Mbretërisë së Bashkuar vendos që rreth 42 mijë e 500 banorë të komuniteteve Ogale dhe Bille mund të padisin Royal Dutch Shell në gjykatat Angleze për ndotjen e naftës.

Në janar të vitit 2021, Gjykata Holandeze e Apelit vendos që dega nigeriane e Shell-it ishte përgjegjëse për dëmin e shkaktuar nga rrjedhjet në Deltën e Nigerisë dhe urdhëron “Shell Nigeria” të paguajë kompensim për katër fermerë. Shuma e kompensimit nuk është vendosur akoma.

Në vitin 2012, anëtarët e komunitetit Bodo paraqesin një padi kundër Shell-it në një Gjykatë të Lartë në Londër. Ata kërkuan kompensim për dy derdhje të naftës. Në 2015-ën, Shell pranon përgjegjësinë për derdhjet dhe bie dakord për një pagesë dëmshpërblimi prej 76 milionë dollarësh dhe për të ndihmuar në pastrim.

Në vitin 2006 një gjykatë nigeriane urdhëron Shell-in dhe partnerët e saj të paguajnë  1.5 miliardë dollarë për njerëzit Ijaw të shtetit Bayelsa për degradimin e mjedisit.

Çështja civile

Gratë e katër aktivistëve mjedisorë të ekzekutuar nga regjimi ushtarak i Nigerisë në 1995 ,po padisin Shell-in në Hagë për ofrimin e mbështetjes për ushtrinë. Shell mohon pretendimet.

Çështja kriminale

Prokurorët italianë akuzojnë Shell-in dhe shumëkombëshin italian Eni të naftës për korrupsion me vlerë 1.3 miliard dollarë zyrtarëve nigerianë për të siguruar të drejtat në një fushë nafte.

Shell e mohon këtë pretendim.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore