Muzikë

Nietzsche – edhe – si kompozitor


Friedrich Nietzsche duke luajtur në piano

Filozofi dhe filologu më tonik i shekullit në 19-të, Friedrich Nietzsche, njihet gjerësisht për filozofinë e tij të fuqishme të jetës, Vullnetin për Fuqi, Mbinjeriun, Zaratustrën, temperamentin dhe shkrimet e tij kundër moralit kristian, etj, por jo edhe si kompozitor i muzikës.

Autori i fjalëve të famshme ‘Pa muzikën, jeta do të ishte gabim’, dhe ‘E kemi artin që të na shpëtojë nga e Vërteta’, ishte edhe pianist.

Ai kompozoi pjesë muzikore, megjithëse jo të nivelit të veprave të tij filozofike e letrare, por që megjithatë janë vlerë në vete.

Përfshirja e Nietzsches në muzikë filloi në vitin 1888 në shkollën prestigjioze në Profta-n e Naumburgit në Gjermani, ku edhe kishte filluar të interesohej për veprën muzikore të kompozitorin gjerman Richard Wagner.

Për pjesët e tij muzikore thuhet se ai pati kompozuar para ndarjes zhgënjyese me mikun e tij më të mirë dhe përvojës më të frytshme të jetës së tij, kompozitorin gjerman Wagner, dhe mohimit të tij të dekadencës Romantike (dehjes, paroksizmit, marramendjes dhe çmendurisë) në favor të ekstazës dionisiane.

‘Gjithçka që u ngjan perëndive, ecën me këmbë të lehta’. Kjo, ishte filozofia e tij e muzikës.

Nietzsche kishte talent muzikor, kjo më së miri vërehet në muzikalitetin e gjuhës së tij. Por edhe me shkrimet e tija mbi muzikën që reflektojnë njohjen dhe pasionin e tij të thellë për muzikën.

Ai kur reflekton mbi veprën muzikore të Brahms-it e kategorizon atë si ‘Muzikanti i të pakënaqurve’. Ai e vërente sorollatjen e pashpresë dhe vuajtjen e mbjellë në pjesët e Brahmsit.

Nietzsche i kishte dërguar një prej kompozimeve të tij Brahmsit, dhe ai e kishte konsideruar atë si ‘përpjekje e vlefshme, të njëjtë me atë të një studenti.’

Nietzsche kishte kundërshtime të mëdha ndaj muzikës bashkëkohore të tij, e sidomos ndaj Richard Wagner-in të cilin edhe e sulmon në veprat e tij.

‘Në fakt a është Wagneri njeri? A nuk është ai një sëmundje? Gjithçka që ai prek me dorë, sëmuret. Ai e ka sëmurë muzikën.’

Megjithatë, muzika në gjysmën e dytë të shekullit të 19-të ishte e politizuar dhe polemizuese. Një muzikant ose adhurues i muzikës i përkiste një grupi të caktuar të kompozitorëve, një stili të caktuar të muzikës, dhe ishin të pozicionuar të jenë kritikë ndaj formave të tjera të muzikës që dilte jashtë habitatit të tyre.

Novela e tij filozofike ‘Kështu fliste Zaratustra’ influencoi disa kompozitorë gjatë viteve 1890-ave. Gustav Mahler, në Simfoninë e III-të e përdori lajtmotivimin e Zaratustrës, dhe Frederick Delius e bazoi pjesën e korit të tij në A Mass of Life.

KËTU mund t’i dëgjoni të gjitha kompozimet e Nietzsches

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore