Përballje

Nicolo Barella shkëlqen, Inter në krye


Inter përgjigjet mirë pas humbjes nga Juventus në mesjavë, zikaltërit fitojnë dhe bindin në “Artemio Franchi” përballë Fiorentina-s.

23 vjeçari italian, Nicolo Barella ishte ylli i kësaj ndeshje për skuadrën e Conte-s.

Ai përsëri tregoi se është një ndër talentet më të mëdha në Itali, kur në minutën e 31-të me një super gol nga jashtë zonës i dha epërsinë Inter-it.

Pjesa parë përfundoi me ato shifra edhe pse Inter kishte raste tjera për gol.

Në të dytën, Inter shënoj vetëm shtatë minuta pas rifillimit me anë të Perisic, pas një pasimi shumë të bukur nga marokeni, Achraf Hakimi.

Inter gjeti rrjetën për të tretën herë me Lukaku-n, por Perisic ishte offside në proces dhe kështu goli u anulua.

Me këtë fitore Inter ngjitet në krye përkohësisht, në pritje të Milan-it, që të dielën pret Crotone-n në San Siro.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore