Stil

Nicole Scherzinger mahnit ndjekësit e saj me imazhe të reja


Nuk është më surprizë, që këngëtarja dhe modelja, Nicole Scherzinger, të mahnit ndjekësit e saj me muzikë e fotografi.

Njëjtë ka ndodhur edhe së fundmi, kur Nicole, publikoi disa fotografi nga pushimet e saj në Meksikë, e të cilat i lanë fansat e saj gojëhapur.

42-vjeçarja, zbuloi se po e shijon kohën e pushimeve të saj në Meksikë, derisa u përkujdes që disa nga momentet t’i ekspozojë edhe pranë syrit të kamerës.

Fotografi e publikuar në Instagram nga Nicole Scherzinger.

Një palë bikini të bardha që në trupin e saj dukeshin akoma më atraktive e një kapelë plazhi, ishin veshja me të cilën, Scherzinger, u paraqit në imazhet e publikuara.

Fotografi e publikuar në Instagram nga Nicole Scherzinger.

Ajo që bëri më shumë bujë ishin format tërheqëse të Nicole, të cilat nuk po ndryshojnë edhe me kalimin e viteve.

Por, gjithsesi, forma të tilla priten kur dihet koha dhe përkushtimi që modelja i kushton palestrës për pothuajse çdo ditë të saj.

Edhe një detaj!

Nicole në Meksikë nuk është e vetme, e as me ndonjë grup të shoqërisë së saj.

Modelja po shpenzon pushimet e saj si mos më mirë, duke u gjendur në krahët e të dashurit, Thom Evans.

Ndryshe, javë më parë, Nicole Scherzinger, kishte publikuar video projektin e saj muzikor që e riktheu atë në disko grafinë e muzikës botërorë pas shumë vitesh.

“She’s Bingo” është projekti i lansuar nga Nicole në bashkëpunim me MC Blitzy dhe Luis Fonsi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore