Muzikë

Nicki Minaj zbulon datën e publikimit të albumit të ri


Rep artistja e famshme, Nicki Minaj tanimë e ka konfirmuar datën e publikimit të albumit të saj të parë në pesë vjetët e fundit.

“10/20/23 Albumi”, shkroi ajo në Twitter, derisa fansat e Nickit të njohur edhe si ‘Barbz’ janë emocionuar pafund e nuk e kanë kursyer mbështetjen e tyre ndaj ikonës së rep muzikës botërore.

Albumi i pestë i ardhshëm në studio i Minaj do të vijë pesë vjet pas atij “Queen” të 2018-ës, i cili arriti kulmin në vendin e dytë në listën “Billboard 200.”

Pjesa tjetër e albumeve të saj të publikuara ndër vite, përfshirë: “Pink Friday”, “Pink Friday: Roman Reloaded” dhe “Pinkprint” kanë arritur të gjitha që të renditen në Top 5-sshen e albumeve të të gjitha zhanreve.

Madje, “Pink Friday” dhe “Pink Friday: Roman Reloaded” kishin pushtuar edhe numrin një në tabelën e “Billboard”.

Albumi i saj i ardhshëm, ende pa titull, mund të shënojë publikimin e saj të parë të duhur nën kompaninë e saj diskografike, “Heavy On It”, të cilën ajo e shpalli në fillim të këtij viti në shfaqjen e saj në Queen Radio.

Ndërkohë, Minaj gjithashtu do të shfaqet në kolonën zanore të ardhshme të “Barbie” të Greta Gerwig, pjesë e të cilës do të jenë edhe yjet e tjera të muzikës e që do të shfaqet zyrtarisht në teatër më 21 korrik të këtij viti.

Ylli i hitit “Super Freaky Girl” mirëpriti fëmijën e saj të parë, një djalë, me bashkëshortin Kenneth Petty më 30 shtator të vitit 2020.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore