Lajme

Ngozi Okonjo-Iweala, gruaja dhe afrikania e parë në krye të OBT-së


Organizata Botërore e Tregtisë (OBT) ka zgjedhur ish-ministrin e financave të Nigerisë, Ngozi Okonjo-Iweala si udhëheqësen e saj.

Ajo është gruaja dhe afrikania e parë,  që do të drejtojë OBT-në.

Të hënën, 164 anëtarët e OBT-së e zgjodhën unanimisht ekonomisten,  për të shërbyer si drejtoreshë e përgjithshme.

Okonjo-Iweala do të marrë përsipër institucionin, me buxhetin e tij prej 220 milion dollarësh dhe stafin prej 650 personash, në një kohë kritike.

Pas katër vitesh beteja mes Washingtonit dhe Pekinit, mbi tarifat dhe kuotat e importit, që dëmtuan tregtinë globale, ajo pritet të fillojë krijimin e një ndarjeje, midis administratave që drejtojnë ekonomitë më të mëdha në botë.

Duke folur pas emërimit të saj, Okonjo-Iweala, cilësoi se përparësia kryesore ishte sigurimi që OBT-ja do të bënte më shumë, për të adresuar pandeminë e coronavirus-it.

“Askush nuk është i sigurt derisa të gjithë të jenë të sigurt,” u shpreh ajo për agjencinë e lajmeve Reuters.

Vitin e kaluar në një intervistë, ajo u shpreh se pandemia kishte nxjerrë në pah rregullat jofunksionale të tregtisë.

Duke e përshkruar veten si një luftëtare, ajo premtoi t’i rikthejë rëndësinë agjencisë, pas dështimit të saj për të përmbushur premtimin e liberalizimit të tregtisë për të mirën e kombeve më të varfra.

OBT-ja

Tetë persona kishin paraqitur kandidaturën e tyre për të zëvendësuar shefin në largim, Roberto Azevêdo.  Okonjo-Iweala mbeti në garë pavarësisht se Donald Trump i tha OBT-së se do të vinte veton për emërimin e saj.

Shtetësia e saj e dyfishtë amerikane do të thotë se ajo është gjithashtu e para amerikane që mban punën më të lartë të organizatës.

Si një ministre e financave në Nigeri, ajo fitoi një reputacion si një negociatore e fortë, gjatë bisedimeve për të ulur borxhet e vendit. Ky reputacion u konsolidua kur siguroheshin më shumë para për grante dhe hua të buta për vendet e varfëra.

Simon Evenet, koordinator i Global Trade Alert, në një letër të hapur për Okonjo-Iweala u shpreh se OBT-ja kishte shansin historik,  për t’u bërë një kampion global në lidhje me krizën e ekonomisë.

Luftimi i Covid-19 është kryesisht çështje e qeverive kombëtare, por OBT-ja ka një rol kryesor në sistemimin e rregullave për tregtinë e barnave.

OBT-ja mund dhe duhet të negociojë rregullat, ose praktikat më të mira, për të zbutur rrugën që furnizimet mjekësore, të eksportohen në vendet e botës në zhvillim.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore