Zgjedhjet në Shqipëri

Ngjarja e Elbasanit/ Balla: U bëj thirrje qytetarëve për qetësi, durim dhe besim


“U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Elbasanit për qetësi, durim dhe besim”.

Kështu u shpreh nëpërmjet një statusi në median sociale Facebook drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Elbasanit, Taulant Balla.

Balla i shprehu ngushëllimet familjes Xhuvani.

“Zoti u riktheftë arsyen atyre që nuk heshtën dot as përpara një xhenazeje nën këmbët e tyre”, e mbyll postimin Balla.

Reagimi i tij ka ardhur pas përplasjes me armë të ndodhur mesditën e 21 prillit, në Elbasan, ku mbeti i vdekur, Pjerin Xhuvani, ish-anëtar i Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe katër të tjerë u plagosën.

Mes të plagosurve ishte një efektive e njësisë “Shqiponja”.

Autori është kapur nga policia dhe bëhet për fjalë për Arbër Paplekaj, ish-punonjës i forcave RENEA dhe shoqërues i kandidatit demokrat për deputet në Elbasan, Gazment Bardh.

Si dhe mbi 20 persona janë shoqëruar në komisariat. Ndër ta, dy kandidatë demokratë: Gazment Bardhi dhe Luçiano Boçi.

Puna për kapjen e të dyshuarve të tjerë të përfshirë në ngjarje, vazhdon nga forcat e policisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore