Bota

Ngërç në transportin e mallrave evropiane drejt Mbretërisë Bashkuar


Një drejtor i kompanisë britanike të mallrave ka treguar ndërlikimet e transportit mallrave nga vendet e Bashkimit Evropian (BE) për shkak të nevojës për të siguruar dokumenta të ndryshme.

Kompanitë e transportit po tërhiqen nga tregu britanik, si pasojë e kërkesës për të dhënë dhjetëra mijëra paund garanci që të mbulojnë TVSH-në ose tarifat gjatë mbërritjes në Mbretërinë e Bashkuar.

Kjo kërkesë me qëllim garancinë financiare nuk ekzistonte përpara Brexit.

Colin Jeffries, drejtuesi i Key Cargo International në Manchester u shpreh për  të përditëshmen “The Guardian”, se “kanë njerëz që po përpiqen të sjellin tekstile nga Italia, por është thënë që nuk ka disponueshmëri transporti për këtë”.

 “Askush nuk është i gatshëm të prekë asgjë për shkak të këtyre garancive. Në Poloni, ne po përpiqemi të marrim maska për PPE në vendin e punës dhe nuk mund të bëjmë që dikush t’i sjellë ato”.

Jeffries, tha se “biznesi i tij u përball me një ngërç javën e kaluar për shkak të pengesave të papritura tregtare të ngritura në 1 janar”.

“ Për një kamion me një ngarkesë 200 mijë pound (£) nevojitet një dokument garancie financiare T1″.

40 mijë £ shpenzohen vetëm në TVSH, një barrë e konsiderueshme për kompanitë e transportit me kamionë të shumtë që shkojnë në Mbretërinë e Bashkuar”.

Para Brexit këto garanci nuk kërkoheshin për mallrat që vijnë nga BE-ja.

Një numër i konsiderueshëm i transportuesve të mallrave refuzuan kontratat për të lëvizur mallrat nga Franca në Britani në javën e dytë të janarit.

Transporeon, një kompani gjermane e softuerëve, që punon me 100 mijë  ofrues të shërbimeve logjistike u shpreh se “transportuesit e mallrave kishin refuzuar vendet e punës për të lëvizur mallrat nga Gjermania, Italia dhe Polonia në Britani”.

Në javën e dytë të janarit shkalla e refuzimeve për transport drejt MB është rritur me 168%.

Jeffries tha se një problem që evidentohet është ndërlikimi i eksportit në MB.

“Tani duhen një numër i madh dokumentash përpara eksportit përveç garancisë financiare T1”.

Përveç deklaratës doganore dhe garancisë financiare T1 ata duhet të sigurojnë një dokument Rex (sistemi i regjistruar eksportues) për të vërtetuar origjinën e produktit./AlbanianPost.com

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore