Shqipëria

Nga veriu në jug, shqiptarët përftuan fondet e BE-së


Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca, ka rikthyer në vëmendje ndihmat që Bashkimi Evropian ka dhënë gjatë periudhës së pandemisë në Shqipëri, për t’i dhënë një hov bizneseve të gjendura në vështirësi dhe atyre të reja.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, Soreca thekson se “nga veriu në jug, shumë shqiptarë kanë përftuar nga fondet që BE-ja ka shpërndarë”.

Ambasadori po ashtu rikujtoi edhe udhëtimin e “Javëve të Evropës”, gjatë muajit maj. Aty, ai shpjegon se ka pasur mundësinë të shohë se si këto fonde, i kanë ndihmuar fermerët dhe sipërmarrësit shqiptarë. Kjo, për të rritur bizneset e tyre.

Nëpërmjet një videoje ilustruese, shfaqen edhe imazhe nga turi i autobusit evropian në Shqipëri. Ndër to, edhe projekte të financuara nga BE në sektorë të ndryshëm të sipërmarrjes.

Mbi të gjitha, në atë të bujqësisë. Kjo e fundit është shtylla e ekonomisë shqiptare.

Turizmi po ashtu është vënë në vëmendje, me financimet jo vetëm në struktura të mëdha, por edhe në sipërmarrje të vogla lokale si bujtinat apo shërbimet turistike.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore