Përballje

Nga shpartallimi te befasia – Premier League ofron gjithçka


Në mbrëmjen e së martës Premier League dhuroj çdo rezultat të mundshëm nga çfarë mund të presësh nga një ditë e mesjavës.

Rikthime nga 1-0 në 2-1 në 3 nga 4 ndeshjet e mbrëmjes, dhe një fitore historike 9-0 e Manchester United përballë Southampton-it, e cila humb me këtë rezultat për herë të dytë në dy sezonet e fundit.

Sheffield United përmbysi rezultatin kundër West Brom në luftën për mbijetes. Golat e Bogle dhe Sharp për vendasit e bënë të pavlefshëm golin e Phillips nga pjesa e parë, Sheffield fitoi 2-1 duelin e dy vendeve të fundit në tabelë.

Wolves shkaktoi befasinë duke mposhtur Arsenal, të cilët kishin 7 ndeshje rradhazi të pamposhtur në Premier League, goli i Pepe i japi epërsinë Arsenal-it, por me golat e Neves dhe Moutinho, Wolves riktheu rezultatin. Kjo ndeshje shkaktoi shumë polemika pasi në minutën e 45-të, Luiz u ndëshkua me karton të kuq për një ndërhyrje të lehtë brenda zonës së penaltisë.

Në ndeshjën Newcastle – Crystal Palace, gjithçka ndodhi në 25 minutat e para. Pasi Shelvey i dha epersinë vendasve menjëherë në minutën e 2-të, u përkujdesën Riedewald dhe Cahill në minutat 21 dhe 25 që të kthenin rezultatin në favor të Crystal Palace, asgjë nuk ndryshoj deri në fund dhe Crystal Palace morri fitorën 2-1 në fushën e rivalit të tyre direkt në tabelë, Newcastle.

Ndeshja e mbrëmjes ishte ajo ndërmjet Manchester United dhe Southampton, ku djajtë e kuq arritën një fitore me rezultat historik 9-0. Në këtë rezultat ndikuan edhe 2 kartonat e kuq që Southampton-i u ndëshkua, përveç paraqitjes së jashtëzakonshme të United.

Golat për United i shënuan: Wan Bissaka, Rashford, Cavani, Bednarek (AG), Martial dy herë, McTominay, Bruno Fernandes dhe Daniel James.

Premier League vazhdon me ndeshje edhe ditën e mërkurë.

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore