Shqipëria

Nga Rama, Kurti shkon tek Basha


Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është duke zhvilluar një takim me Kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha. Takimi po zhvillohet me dyer të mbyllura.

Ditën e sotme, Kurti është takuar edhe me kryeministrin Edi Rama.

Më herët, fituesi i zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit në Kosovë, prezantoi kandidadët për deputetë të Vetëvendosjes, për zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri.

Të martën, Kurti ishte për vizitë në Lezhë, në përvjetorin e Besëlidhjes së Lezhës, nga ku u shpreh se bashkimi kombëtar është i pamundur, ngaqë nuk e lejon Kushtetuta e Kosovës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore