Lajme

Nga Japonia në Hawai, historia e shishes që ‘udhëtoi’ për 37 vite


Një shishe qelqi e lëshuar në det, 37 vite më parë, doli në sipërfaqen e Hawai-t, rreth 6 mijë kilometra larg lëshimit të saj.

Shishja u hodh nga nxënësit e një shkolle të mesme në Japoni.

Historia na kthen pas, në vitin 1984, kur studentët e klubit të shkencave natyrore në Shkollën e Mesme Choshi lëshuan shishen.

Ky veprim ishte pjesë e një projekti për të hetuar rrymat e oqeanit.

Në total, 750 shishe u hodhën në oqean pranë ishullit Miyakejima të Tokios midis vitit 1984 dhe 1985.

Kohë më parë, njëra prej shisheve u gjet në vitin 2002 në ishullin Kikaijma të Japonisë jugperëndimore.

Gjatë muajit qershor, nëntëvjeçarja Abbie Graham e gjeti shishen në një plazh shkëmbor të Hawai-t.

Brenda ishin formularët e kontaktit në japonisht, anglisht dhe portugalisht, që shpjegonin se ishte lëshuar në brigjet e Choshi-t, dhe i kërkonin gjetësit të kontaktonte shkollën.

Abbie i dërgoi të dhënat në Shkollën e Mesme Choshi, së bashku me një vizatim të vetes dhe motrës së saj, teksa hanin sushi, në fillim të muajit shtator.

Që nga viti 1985, shishet e lëshuara nga shkolla, janë gjetur në 17 vende, përfshirë Okinawa, Filipinet, Kinën dhe Bregun Perëndimor të SHBA-ve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore