Futboll

Nga Atalanta në Sevilla, Gomez: “Do të ribëj gjithçka


Argjentinasi Alejandro Dario Gomez i njohur ndryshe si ‘Papu’, e ka lënë Bergamo-n e Italisë dhe është nisur për Sevilla-n e Spanjës: “Një mpleksie ndjesish, jam i trishtuar, por dhe i kënaqur. Do t’më duhet të ribëj gjithshka. Kemi shkruar historinë e këtij klubi; po e lë Atalanta-n në ‘top’ të Europës. I dua shumë të gjithë, edhe [Gian Piero] Gasperini-n”.

Aventura e Papu Gomez te Atalanta përfundoi pas gjashtë vitesh e gjysmë. Pasi u nda me Gasperini-n, 32 vjeçari u largua nga Bergamo duke i dhënë fund telenovelës së gjatë të këtij transferimi.

Një histori e madhe dashurie mbaron, ndërkohë që Papu shpreh emocionet e tij në momentin e nisjes: “Është një përzierje ndjenjash, pas kaq shumë vitesh largohem nga ky vend dhe ky qytet – fjalët e tij për Sky Sport – jam i trishtuar dhe gjithashtu i lumtur. Do të bëja gjithçka që bëra që nga dita e parë kur arrita në Bergamo, ne bëmë historinë e këtij klubi. Ndonjëherë gjërat ndodhin dhe shkojnë në një mënyrë të caktuar, por unë do të bëja gjithçka përsëri sepse tani Atalanta është në krye në Evropë”.

Një mesazh për tifozët? “Më falni, do të më mungojnë shumë. Bergamo është në zemrën time, është qyteti im dhe shtëpia ime. Ata e dinë se cilat janë ndjenjat të mia dhe sa i dua të gjithë” – Edhe Gasperinin? – “Sigurisht, sigurisht”.

Kontrata e tij pritet të zgjasë për tre sezone e gjysmë me klubin e Sevilla-s./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore