Shqipëria

Nga 16 janari, rregulla të reja për udhëtimet drejt Gjermanisë


Gjermania e ka bërë Shqipërinë pjesë të listës së vendeve me rrezik të lartë nga COVID-19.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka njoftuar rregullat e reja për udhëtarët shqiptarë që dëshirojnë të udhëtojnë drejt Gjermanisë.

Nga data 16 janar e këtij viti, shqiptarët që udhëtojnë drejt Gjermanisë do të duhet që para udhëtimit të regjistrohen në faqen e internetit www.einreiseanmeldung.de.

Gjatë regjistrimit, udhëtarët duhet të ngarkojnë një dëshmi shërimi nga COVID-19 ose një dëshmi që janë plotësisht të vaksinuar.

Kurse, në ato raste kur udhëtarët nuk mund të paraqesin asnjërën nga dy dëshmitë e kërkuara, hyrja në Gjermani do të detyrojë testin e COVID-19.

Ndërkohë, pas mbërritjes në vend, udhëtarët do të duhet të karantinohen për dhjetë ditë.

Dhe pas pesë ditësh, ata mund të testohen përsëri dhe nëse rezultati i testit është negativ, mund t’i japin fund karantinës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore