Zgjedhjet në Kosovë

Nga 120 deputetë, 44 gra kanë siguruar ulëse në Kuvendin e Kosovës


Nga 120 deputetë sa janë gjithsejtë Kuvendi i Kosovës, 44 gra kanë arritur ta sigurojnë ulësen në Parlamentin e Kosovës.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë, të enjten ka publikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 14 shkurtit, ku 36.67 për qind e politikaneve gra kanë arritur të marrin vota të mjaftueshme që të përfaqësojnë popullin në kuvend.

Në këtë legjislaturë Vetëvendosje do të përfaqësohet nga 23 gra.

Partia Demokratike e Kosovës ka 6 gra, ndërsa LDK xx.

Më pas vie Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e cila ka vetëm 5 gra.

Nga minoritetet serbe janë 3 dhe nga ato jo serbe janë 4 gra.

Personi më i votuar nga këto zgjedhje ka dalë Vjosa Osmani me 300 mijë e 788 vota, ndërsa ajo më pak e votuar është Hatixhe Dordeviç nga Iniciativa Rome, me vetëm 713 vota.

Listat e emrave të deputeteve në bazë të subjekteve politike:

Lëvizja Vetëvendosje:

Vjosa Osmani
Donika Gërvalla – Schwarz
Vasfije Krasniqi – Goodman
Mimoza Kusari – Lila
Saranda Bogujevci
Arberije Nagavci
Labinotë Demi – Murtezi
Shqipe Mehmeti – Selimi
Drita Millaku
Arbëreshë Kryeziu – Hyseni
Arjeta Fejza
Fjolla Ujkani
Jetmire Vrenezi
Arijeta Rexhepi
Rozeta Hajdari
Doarsa Kica – Xhelili
Adriana Matoshi
Fatmire Kollçaku
Jeta Statovci
Tinka Kurti
Fitore Pacolli – Dalipi
Arta Bajralija
Mirlinda Sadiku

Partia Demokratike e Kosovës:

Eliza Hoxha
Ganimete Musliu
Blerta Deliu
Ariana Musliu – Shoshi
Adelina Grainca
Floretë Zejnullahu

Lidhja Demokratike e Kosovës:

Hykmete Bajrami
Marigona Geci
Vlora Dumoshi
Valentina Bunjaku – Rexhepi
Rrezarta Krasniqi

Lista Serbe:

Miljana Nikoliç
Verica Çeraniç
Jasmina Dediç

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës:

Time Kadrijaj
Albena Reshitaj
Meliza Haradinaj – Stublla

Partia Demokratike Turke e Kosovës:

Fidan Jilta

Iniciativa Rome:

Hatixhe Dordeviç

Komuniteti i Bashkuar:

Adrijana Hoxhiç

Partia e Re Demokratike:

Emilja Rexhepi

 

Edhe në këto zgjedhje ashtu sikur se zgjedhjet parlamentare të gjashtë tetorit të vitit 2019, shumica e grave deputete patën arritur të sigurojnë ulëset në Kuvendin e Kosovës pa pasur nevojë për kuotë gjinore.

Nga gjithsejtë 39 deputete, 26 prej tyre patën arritur të sigurojnë ulëset si të zgjedhura kurse 13 të tjera kanë siguruar ulëset përmes kuotës gjinore.

Ligji për barazi gjinore në Kosovë obligon që 40 për qind e grave të jenë të përfshira në pozita vendimmarrëse ndërsa 30 për qind e ligjvënësve kosovarë duhet të jenë të gjinisë femërore.

Albert Krasniqi, njohës i zhvillimeve politike në Kosovë në rrjetin social Facebook pati shkruar se në zgjedhjet e vitit 2019 “do të ketë më së paku gra të zgjedhura në Kuvend me kuotë gjinore, vetëm 13 nga 39 të zgjedhura”.

Sipas tij, kuotës gjinore gradualisht po i humbet rëndësia.

“Koha të mendohet për kuota gjinore në lista të kandidatëve 50/50”, pati shkruar ai në Facebook.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore