Sport

Neymar thumbon Kimmich pas fitores përballë Bayern


Paris Saint Germain kishte problemet e tyre, por ata u ngritën mbi Bayernin për t’u siguruar që aventura e tyre në Ligën e Kampionëve të vazhdonte.

Para ndeshjes së dytë, Joshua Kimmich, tha se ai ishte “i bindur që Bayern do të kalonte, sepse ata janë skuadra më e mirë në botë”.

Le të themi vetëm që këto komente nuk kaluan pa u vërejtur, veçanërisht nga Neymar, i cili i përdori këto komente si motiv shtesë.

“Është qesharake, sepse unë as nuk festova ta ngacmoja atë; ishte më shumë festim me Paredes Ishte fati që më vuri afër tij (Kimmich). Ai tha se ekipi i tyre ishte më i mirë, se ata do të shkonin në gjysmëfinale.

Neymar po ashtu postoj një foto në instagram duke e thumbuar Kimmich me përshkrimin “Ky është Parisi miku im”.

Në duelin dramatik mes Paris Saint Germain dhe Bayern Munchen u vërejt se kishte një ndjenjë hakmarrjeje të parizienëve nga humbja e finales së 2020.

PSG është një nga skuadrat favorite të Ligës së Kampionëve të vitit 2021, ku do përballet me fituesin e ndeshjes Manchester City- Borussia Dortmund në gjysmëfinale.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore