Sport

Neymar, thika pas shpine për Mbappe-n te Paris Saint-Germain


Tash e disa kohë PSG është në negociata me dy yjet e skuadrës, Neymar Jr. dhe Kylian Mbappe.

Me sa duket, është braziliani Neymar ai i cili do të nënshkruaj rinovimin, para Mbappe-s, nëse ai vendos ta bëj këtë.

Telefoot1, raport që ka një para marrëveshje të mbyllur mes Neymar dhe PSG.

Kjo marrëveshje e mban brazilian në “Parc des Princes” deri në vitin 2026.

Klubi i Ligue tani mund të fokusohet në rinovimin e yllit të së ardhmes, Kylian Mbappe.

Presidenti i klubit francez, Al-Khelaifi dhe drejtori sportiv, Leonardo, nuk kanë arritur ende të gjejnë një pikë të përbashkët me Mbappe-n.

Mbappe vazhdon të thotë që është i nervozuar me kritikat që i drejtohen në Francë.

“Pas disa kohësh, lodhesh nga kritikat – sidomos kur luan në vendin tënd dhe jep gjithçka për atë shtet”.

Figurat me të cilat Neymar ka arritur marrëveshjen padyshim do të ndikojnë edhe në strategjinë që PSG do të përdor për Mbappe-n.

Mbappe e di që me rinovimin e Neymar-it ai nuk do jetë “ylli numër një” dhe lideri i projektit në Francë.

Për momentin, duket e pamundur për PSG-në që të mbaj dy yjet në skuadër, se për kë do vendos – Mbappe-n apo Neymar-in, mbetet për t’u parë shumë shpejtë…

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore