Sport

Neymar shumë afër Critiano Ronaldo-s


Sulmuesi i Paris Saint Germain, Neymar, është shumë afër që të thyej një rekord të Cristiano Ronaldo-s.

Bëhet fjalë për sa paraqitje dhe sa gola, kanë bërë futbollistët deri në moshën 29 vjeçare për klubet dhe kombëtaret e tyre.

Cristiano Ronaldo deri sa ishte 29 vjeçar, regjistroi 662 paraqitje edhe 403 gola për kombëtaren e tij Portugalinë dhe për klubet të cilat luajti deri në këtë moshë (Sporting Lisbon, Manchester United dhe Real Madrid), kurse në moshën 33 vjeçare u bë lojtar i Juventus-it.

Aktualisht 36 vjeçari në karrierën e tij të pasur ka gjithsej  1079 paraqitje dhe 780 gola për Portugalinë dhe  klubet në të cilat ka luajtur.

Neymar, që aktualisht është në moshën 29 vjeçare, në karrierën e tij deri më tani ka pasur gjithsej 615 paraqitje dhe 388 gola për Brazilin dhe klubet të cilat ka luajtur, dhe vazhdon ende të shkëlqej me klubin nga Parisi.

Pra braziliani, i cili ka luajtur në klube si Santos, Barcelona dhe PSG, është vetëm 47 paraqitje dhe 15 gola larg nga Ronaldo, rekord të cilin ka kohë ta thyej deri më 5 shkurt 2022, kur dhe do ti mbushë 30 vjet.

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore