Sport

Newcastle nuk ‘lejon’ tifozët me veshje arabe në stadium


Klubi anglez i Newcastle United, i cili pak ditë më parë kaloi në pronësi të Fondit të Investimeve të Arabisë Saudite, u ka kërkuar tifozëve të shmangin veshjet arabe në stadium.

Pasi fondi mori pronësinë e klubit shumë tiofozë, të gëzuar nga ky lajm, preferonin të shkonin në stadium me veshje të Lindjes së Mesme.

Nëpërmjet një deklarate në faqjen zyrtare, Newcastle u ka kërkuar tifozëve “të përmbahen nga veshja tradicionale arabe ose mbulesat e kokës, të frymëzuara nga Lindja e Mesme, nëse zakonish nuk do të veshin një veshje të tillë”.

“Askush nga grupi i ri i pronarëve nuk u ofendua në asnjë mënyrë nga veshja e tifozëve që zgjodhën të festonin në këtë mënyrë. Ishte një gjest që u pranua si pozitiv dhe mikpritës në qëllimin e tij”, shpjegohej në deklaratën e lëshuar nga klubi.

“Megjithatë, ekziston mundësia që veshja në këtë mënyrë është e papërshtatshme për kulturën dhe rrezikon të ofendojë të tjerët”.

“Të gjithë vizitorët e klubit, si gjithmonë, inkurajohen të veshin çfarëdo që është normale për kulturën ose fenë e tyre, duke vazhduar të pasqyrojnë komunitetet dhe grupet e gjera dhe të pasura multikulturore nga të cilat klubi me krenari merr mbështetjen e tij”, përfundon njoftimi i Newcastle.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore