Sport

Newcastle fillon nga trajneri, ja dy favoritët për t’u ulur në stolin e tyre…


Newcastle Takeover” ose shkurt “#NUFCtakeover” është tani për tani tema më e përfolur sportive në të gjitha rrjetet sociale.

Klubi anglez do të blihet nga pronarë arab, të cilët do ta bëjnë ata klubin më të pasur në botë.

Vlera e tyre totale do të jetë 320 miliardë euro, pra më shumë se të gjitha klubet tjera të Premier League-s së bashku.

Normalisht, rritja nuk do të jetë e menjëhershme, për shkak fair-play financiar që mbizotëron, por pa dyshim që do të jetë e madhe.

Dhe, sipas raportimeve të mediave të ndryshme, ata do të fillojnë nga trajneri.

Epoka e Steve Bruce në stolin e Newcastle do të marrë fund në atë moment që pronarët e ri veprojnë mbi klubin.

Nga Sky Sports, thuhet që dy janë emrat të cilët mund të marrin drejtimin e “qymyrxhinjëve”.

Bëhet për dy ish-trajner të klubit londinez, Chelsea.

I pari është Frank Lampard, ai që u largua nga Chelsea vitin e kaluar, dhe Antonio Conte, që la detyrën te Inter-i këtë verë.

Zyrtarizimi pritet të ndodhë gjatë ditëve në vijim, me Newcastle që dëshiron të ketë në stol një trajner tjetër për ndeshjen e ardhshme në Premier League.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore