Përballje

Nets mposhtin Pelicans pa Durant-in, Bucks e Lakers ndalen


Ndeshjet në NBA ishin interesante dhe përfunduan me shumë befasi.

Milwaukee Bucks – Toronto Raptors

Ndeshja mes Milwaukee Bucks dhe Toronto Raptors ka përfunduar me fitoren e këtyre të fundit me rezultat 96:103.

Ndeshja ishte e baraspeshuar dhe fituesi nuk dihej deri në momentet e fundit.

Pascal Siakam kishte një performancë shumë të mirë, i cili regjistroi dyshifrorë të trefishtë me 30 pikë, 10 kërcime e 10 asistime.

Lojtarë të tjerë që kontribuuan në fitoren e Raptors ishin OG Anunoby me 24 pikë dhe Fred Van Vleet me 17.

Ndërsa te Bucks, më të mirët ishin Giannis Antetokounmpo me 30 pikë dhe Grayson Allen me 18.

Brooklyn Nets- New Orleans Pelicans

Dueli mes Brooklyn Nets dhe New Orleans Pelicans përfundoi me fitoren e këtyre të parëve me rezultat 120:105.

Pavarësisht fitores, Brooklyn Nets kanë pësuar një goditje të madhe në fillimin e ndeshjes.

Kevin Durant kishte startuar ndeshjen, por u detyrua të largohet, pasi Bruce Brown u rrëzua në këmbën e tij dhe e dëmtoi yllin e Nets.

Pjesa e parë ishte plotësisht e dominuar nga Nets, të cilët arritën një epërsi prej 28 pikësh ndaj Pelicans.

Çerekun e tretë, Pelicans e nisën fuqishëm, por nuk arritën ta ngushtonin epërsinë.

Më të dalluarit te Nets ishin James Harden me 27 pikë e 15 asistime, Patty Mills me 21 pikë dhe Cam Thomas me 20.

Ndërsa te Pelicans, më të mirët ishin Brandon Ingram me 22 pikë dhe Josh Hart me 14 pikë e 11 kërcime.

Denver Nuggets – Los Angeles Lakers

Dueli mes Denver Nuggets dhe Los Angeles Lakers përfundoi me fitoren e këtyre të parëve me rezultat 133:96.

Ndeshja ishte e dominuar nga Nuggets, të cilët në fund të pjesës së parë kishin një epërsi prej 13 pikësh.

Denver kishin një shumë të mirë ekipore, ku shtatë lojtarë kishin shënuar pikë dyshifrore.

Më të dalluarit te Nuggets ishin Nikola Jokic me dyshifrorë të trefishtë prej 17 pikësh, 12 kërcimesh e 13 asistimesh, Jeff Green me 26 pikë dhe Bones Hyland me 27 pikë e 10 kërcime.

Ndërsa te Lakers, më të mirët ishin LeBron James me 25 pikë e 0 kërcime dhe Russell Westbrook me 19 pikë.

Ndeshjet e tjera në NBA përfunduan kështu:

Washington Wizards – Portland Trail Blazers 110:115

Atlanta Hawks – New York Knicks 108:117

Miami Heat – Philadelphia 76ers 98:109

Oklahoma City Thunder – Cleveland Cavaliers 102:107

Boston Celtics – Chicago Bulls 114:112

San Antonio Spurs – Los Angeles Clippers 101:94

Dallas Mavericks – Orlando Magic 108:92

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore