Sport

Nets janë të bindur se do ta mbajnë Durant edhe për një sezon tjetër


Largimi i mundshëm i Kevin Durant nga Brooklyn Nets është tema më e rëndësishme në NBA momentalisht.

Nets e bënë largimin e Durant një çështje prioritare.

Megjithatë, tregu nuk po lëviz dhe raportet tregojnë se skuadra e Brooklyn shpreson që Durant të anulojë kërkesën e tij për t’u larguar.

Foto: AP Photo/Frank Franklin II

Gazetari Zach Lowe i ESPN raportoi të shtunën se burimet e ligës besonin se ishte e pamundur të negociohej largimi i Durant me një çmim të drejtë.

Brooklyn Nets duan një shkëmbim të ngjashëm me atë që dha Timberwolves për Rudy Gobert.

“Transferimi i Gobert do ta bëjë edhe më të vështirë për Nets shkëmbimin e KD, dhe ata shpresojnë që rrethi i Durant ta kuptojë këtë”, sipas Lowe.

Fred Katz i The Athletic raportoi se diskutimet për transferime të mëdha si ky i Gobert është absurd.

Katz përmendi se “nivelet në vazhdën e marrëveshjes Gobert mund të arrijnë një pikë ku tregu shembet”.

Durant ka të ngjarë të fillojë me Nets në kampin stërvitor.

Në atë rast, KD do të duhet të vendosë nëse do të anulojë kërkesën për t’u larguar ose do të këmbëngulë për të gjetur një rrugëdalje përpara se të fillojë sezoni.

Duke analizuar sjelljen e tregut të NBA, është e vështirë që Nets të marrin një ofertë të dëshiruar.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore